E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Harry Styles trondit me videoklipin më provokues deri tani për “Dance No More”

Image

Harry Styles ka publikuar videoklipin e këngës së tij të re “Dance No More”, i cili po cilësohet si më provokuesi i karrierës së tij.

Në pamjet vizuale, këngëtari 32-vjeçar shfaqet në një sallë gjysmë të zbrazët, ku ndërvepron me një grup balerinësh përmes koreografisë intensive, lëvizjeve sugjestive dhe momenteve ku zhvishet pjesërisht gjatë performancës.

Videoja ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, ku fansat kanë reaguar fuqishëm ndaj stilit dhe energjisë së tij skenike, shkruan DailyMail.

Image

Projektit i është dhënë edhe një “vulë miratimi” nga Lenny Kravitz, babai i Zoe Kravitz, me të cilën Styles raportohet të jetë i fejuar.

Klipi po qarkullon gjerësisht online, duke u kthyer në një nga publikimet më të komentuara të këngëtarit këtë vit. /Telegrafi/

Image

– YouTube www.youtube.com

InfoShqip