Heidi Klum, e njohur për transformimet e saj spektakolare, në Met Gala shkoi edhe më larg se zakonisht, aq sa disa u pyetën nëse ishte vërtet ajo apo ‘një skulpturë’ e sjellë nga muzeu në tapetin e kuq.
Meqë tema e mbrëmjes ishte “Arti i kostumit”, Heidi e mori atë fjalë për fjalë: u shfaq me një pamje që dukej si statujë mermeri, me fytyrë dhe trup që të jepnin përshtypjen se ishin të gdhendur, jo të grimuar.
Ishte aq bindës sa për një moment dukej sikur mund t’i vendosej një ‘pllakë’ me emër dhe vit krijimi, si në galeri.
Heidi Klum
Për këtë transformim u përkujdes artisti Mike Marino, i cili u frymëzua nga vepra klasike si “Veiled Christ”.
Për të krijuar iluzionin e ‘pëlhurës që në fakt nuk është pëlhurë’, u përdorën materiale si lateksi dhe spandeksi, duke e bërë pamjen të dukej pothuajse e pabesueshme.
Heidi Klum
Shumë e përshkruan ‘look’-un si diçka që i përket më shumë një galerie arti sesa një eventi mode por pikërisht për këtë arsye, Heidi arriti të tërheqë vëmendjen më të madhe, duke u dukur njëkohësisht si vepër arti dhe si një skenë nga një film horror.
Klum dëshmoi se Met Gala është skena ku moda mund të shndërrohet në art të gjallë dhe ajo e shfrytëzoi këtë mundësi në mënyrën më të guximshme të mundshme. /Telegrafi/
Heidi Klum
