E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Humanisti dhe kandidati i parë shqiptar për parlament të Bazelit aderon në AAK, e presin Haradinaj dhe Gjini

700418129 1618776002570297 7009009389604812775 N

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e diasporës në zhvillimin e vendit dhe në proceset e vendimmarrjes, duke vlerësuar kontributin e bashkëkombasve jashtë Kosovës si të pazëvendësueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se, së bashku me kandidatin e Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, kanë pritur në takim kandidatët nga diaspora, Tahir Çitaku dhe Nezir Gashi.

Sipas Haradinajt, Tahir Çitaku është aktivist shumëvjeçar në Basel të Zvicrës dhe kandidati i parë shqiptar për Parlamentin e Bazelit në vitin 2008, me kontribut politik, humanitar dhe sportiv për Kosovën. Ndërkaq, Nezir Gashi, nga Qupeva e Klinës, kandidon për herë të dytë në listën e Aleancës nga nëndega e Lörrach në Gjermani.

Haradinaj bëri të ditur se Çitakut i është uruar mirëseardhje në Aleancë, si dhe suksese në garën për deputet, bashkë me Nezir Gashin në angazhimin e tyre politik, duke ritheksuar se Aleanca mbetet adresë politike për diasporën dhe hapësirë ku zëri i saj përfaqësohet me dinjitet dhe përgjegjësi.

The post Humanisti dhe kandidati i parë shqiptar për parlament të Bazelit aderon në AAK, e presin Haradinaj dhe Gjini appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip