E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Inceneratori i Elbasanit/ Shtyhet në GJKKO gjyqi për ish zv.kryeministrin Ahmetaj

Shtyhet seanca paraprake për ish zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj për fraksionin e dosjes së inceneratorit të Elbasanit.

Shkak u bë mos kthimi i përgjigjes nga të akuzuarit në mungesë për marrjen dijeni për procesin gjyqësor.

Gjykata urdhëroi edhe njëherë njoftimin e të pandehurve në adresat përkatëse, duke caktuar datën 15 qershor për seancën e radhës.

Të pandehur në këtë proces janë Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha, Albina Manccka, Mirel Mëriti, Klodian Zoti, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe  Sokol Meqemeja.

InfoShqip