E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Ish-diplomati amerikan takohet me Vuçiqin në Beograd, flet për të “ardhme të ndritur SHBA-Serbi”

10

Ish-zyrtari i Deparamentit amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ish-zyrtari përgjegjës (desk officier) për ish-Jugosllavinë (1993-1995) po qëndron në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Moore, një diplomat karriere në pension, tha se me Vuçiqin pati “një diskutim gjithpërfshirës”, ndërsa përmendi nevojën për “mirëkuptim më të madh” mes SHBA-së dhe Serbisë.

“Mirënjohës ndaj Presidentit Aleksandar Vuçiq për një diskutim gjithëpërfshirës – në një ditë shumë me diell në Beograd! – lidhur me të ardhmen e ndritur për mirëkuptim më të madh dhe sukses të ndërsjellë midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi ai në X.

The post Ish-diplomati amerikan takohet me Vuçiqin në Beograd, flet për të “ardhme të ndritur SHBA-Serbi” appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip