E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Ishin të ulur duke luajtur, ‘Benzi’ i përplasi/ Dinamika e aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë

Një ngjarje tragjike ndodhi në zonën e ish Kënetës në Durrës, ku një automjet përplasi tre fëmijë të vegjël. dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, vogëlushët ishin ulur në anë të rrugës, kur makina është drejtuar drejt tyre, duke shkaktuar ngjarjen tragjike.

Drejtuesi ka braktisur makinën pas aksidentit dhe është larguar.

InfoShqip