E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enjten

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se bisedimet e reja për paqe midis Izraelit dhe Libanit do të zhvillohen të enjten në Uashington.

Këto do të shënojnë bisedimet e para midis dy vendeve që kur një armëpushim 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit hyri në fuqi të enjten e kaluar. 

Ai skadon më vonë këtë javë, por kryetari i parlamentit të Libanit, Nabih Berri, tha se SHBA-të po bëjnë presion për ta zgjatur atë.

Armëpushimi është një gur themeli në negociatat midis Iranit dhe SHBA-së, pasi Teherani këmbëngul në lidhjen e të dy proceseve të paqes.

Qeveria libaneze thotë se bisedimet e ardhshme të paqes me Izraelin do të jenë “të ndara nga çdo negociatë tjetër”.

Izraeli thotë se po lufton për të përmbajtur milicinë jo-shtetërore Hezbollah të lidhur me Iranin në Libanin jugor, pjesë të të cilit i mban të pushtuara./

InfoShqip