E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Kandic e quan zgjedhje të mirë emërimin e Agron Bajramit si Kryenegociator: Hap përpara nëse Serbia e emëron një të njejtë

Natasa Kandic Za Press Kit 1 E1528886587785

Aktivistja serbe dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandic, ka shkruar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e ambasadorit Agron Bajrami si shef i ekipit negociator të Kosovës.

Kandic ka thënë se emërimi i ambasadorit Bajrami është një zgjedhje e mirë dhe sipas saj, nëse do të gjendej dikush i njëjtë për të drejtuar edhe ekipin serb për dialogun, do të ishte një hap përpara.

“Agron Bajrami është një zgjedhje e mirë. Nëse dikush si ai do të zëvendësonte negociatorin e Serbisë, i cili është kontraditkor, të paktën do të ishte një hap përpara”, ka shkruar Kandic.

The post Kandic e quan zgjedhje të mirë emërimin e Agron Bajramit si Kryenegociator: Hap përpara nëse Serbia e emëron një të njejtë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip