E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Kokainë dhe lojëra fati në lokal/ Shkodër, në pranga pronari 26-vjeçar

Një 26-vjeçar është arrestuar në Shkodër, në  kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over”.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme në këtë ambient.

Nga verifikimet rezultoi se ky subjekt nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi Gabriel Popaj, 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

InfoShqip