E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Kryeziu e VV’së, Vjosa Osmanit: Çka flet Kurti me Vuçiqin flasin veprimet në veri, na trego ti çka fole me Grenellin e Gjuriqin

Dcfe28ac 788a 4d12 Bb09 1004508a3535

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i është drejtuar Vjosa Osmanit pasi kjo ngriti pyetjen për një takim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me ish-emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak, në Bruksel, derisa po fliste në një tubim me simpatizantë.

Osmani u pyet për një takim me liderë rajonalë në SHBA ku prezent ishte edhe emisari i presidentit Trump, Richard Grenell, si dhe ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Ajo tha se për këtë takim s’ka asgjë për të fshehur dhe se Presidenca atëherë e kishte bërë publik dhe shtoi se temat e diskutuara aty ishin për ekonomi.

“Pse po sulmohet një takim zyrtar, publik dhe ndërkombëtar, ndërkohë që askush nuk jep përgjigje për takimet e mbyllura “me orë të tëra” me Presidentin serb Aleksandar Vuciq dhe emisarin evropian Miroslav Lajcak?”, tha Osmani në këtë tubim.

Kësaj deklarate i reagoi Kryeziu.

“Çka ka fol Kryeministri Kurti me Vuçiqin flasin veprimet në Veri! Kishte me qenë mirë me na tregu çka fole ti me Grenellin e Gjuriqin në tetor 2025? Prej kujt u fshehe që nuk e bëre publike asnjë foto të atij takimi?”, shkroi ajo.

The post Kryeziu e VV’së, Vjosa Osmanit: Çka flet Kurti me Vuçiqin flasin veprimet në veri, na trego ti çka fole me Grenellin e Gjuriqin appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip