
Dërgimi i një ekipi vlerësues në Gazë nga Forca e Sigurisë së Kosovës shënon përfshirjen e parë të vendit në një mision stabilizues të mandatuar nga OKB-ja – një hap që autoritetet në Prishtinë e paraqesin si dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj kapaciteteve ushtarake të Kosovës.
Kontingjenti i parë kosovar pritet të ketë 22 ushtarë, me rotacione deri në vitin 2027 dhe në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për një terren të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm, si dhe për paqartësi rreth mandatit të misionit.
”Do të thosha se nuk ka shumë rreziqe serioze përveç mundësisë që ndonjë ushtar të lëndohet ose të vritet gjatë misionit si dhe mundësisë se një reagimi politik kundër këtij angazhimi. Në përgjithësi ky është një kontribut me rrezik të ulet.
Ideja është që Kosova po synon të tregojë se nuk është vetëm një aleate besnike por edhe një aleate aktive një vend që është i gatshëm të bëjë sakrifica me gjak dhe me mjete për të kontribuar në të mirën e përbashkë”, tha Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, për REL.
The post Kupchan për praninë e FSK në Gaza: Mund të ketë reagime politike kundër këtij angazhimi, s’ka rreziqe serioze appeared first on Gazeta Express.
