E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Kurti: LDK s’ka konsideruar asnjëherë se i takon presidenti, s’mund të ofrojë në negociata dicka që s’është kërkuar

Class=

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi përfundoi pa marrëveshje për pozitën e Presidentit.

Kurti tha se LDK-ja asnjëherë nuk e ka kërkuar pozitën e Presidentit, dhe nuk mund të ofrojë ai diçka që nuk i kërkohet.

Kurti tha se LDK ka 15 deputetë dhe e dinë që ajo pozitë nuk i takon.

“Vetë LDK nuk ka konsideruar që asaj i takon pozita  e Presidentit dhe nuk e ka kërkuar një gjë të tillë. Unë nuk mund të ofroj çka nuk kërkohet, Ekzistojnë disa rregulla elementare në bisedime, LDK me 15 deputetë nuk beson që ka të drejtë të kërkojë pozitën e Presidentit”,  tha ai. /Gazeta Express

InfoShqip