E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Kurti thotë se opozita e do Glauk Konjufcën më shumë se atë

Class=

Kanë dështuar bisedimet në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për çështjen e Presidentit.

Pas kësaj, është deklaruar për media edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se kanë propozuar Glauk Konjufcën për President, për siç thotë ai “opozita për të ka më shumë mirëkuptim e dashamirësi”.

“Ne kemi propozuar njeriun e dytë më të votuar në histori të Kosovës, për të cilin gjithë pajtohemi që ka më shumë mirëkuptim e dashamirësi nga opozita dukshëm më shumë sesa mua. Pra ne iu kemi propozuar dikë që e duan më shumë se mua dhe jo më pak se mua”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express

InfoShqip