E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Kuvendi i Moldavisë e kufizon përdorimin e rusishtes, opozita pro-ruse e lëshon sallën

Screenshot 2026 05 08 081809

Kuvendi i Moldavisë, i kontrolluar nga partia e presidentes pro-evropiane, Maia Sandu, të enjten e kufizoi përdorimin e gjuhës ruse në sallë, duke i nxitur partitë opozitare pro-ruse e të krahut të djathtë që të largoheshin, në shenjë proteste.

Me rregullat e reja procedurale u vendosën kufizime kohore ndaj fjalimeve dhe u deklarua se rumanishtja është gjuha e punës në sallën e Kuvendit. Rusishtja më parë ishte e klasifikuar si gjuhë “ndëretnike” dhe dokumentet përktheheshin në mënyrë rutinore, raporton agjencia “Reuters”.

Deputeti komunist, Constantin Staris, tha se rregullat e reja e minojnë legjitimitetin e Kuvendit.

“Sipas kësaj logjike, hapi i ardhshëm i Partisë së Veprimit dhe Solidaritetit do të jetë anulimi i zgjedhjeve” – tha ai, duke iu referuar partisë pro-evropiane, PAS.

Zonja Sandu e dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe e akuzon Moskën se po mundohet që ta destabilizojë qeverinë e saj.

Në një referendum të mbajtur më 2024, votuesit me shumicë të ngushtë e përkrahën anëtarësimin e vendit në BE, gjë që Sandu shpreson ta arrijë deri më 2030.

The post Kuvendi i Moldavisë e kufizon përdorimin e rusishtes, opozita pro-ruse e lëshon sallën appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip