Artisti i njohur, MC Kresha, ishte i ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për frymëzimin e krijimtarisë së tij si dhe për prapaskenat e industrisë muzikore.
Ai tha se frymëzimin për krijimtarinë e tij muzikore e gjen te jeta e përditshme.
Më tej u shpreh se industria i ka kërkuar shumë herë të bëhet diçka që nuk është dhe shtoi se shpesh ka humbur shumë para vetëm që të mos bëjë kompromis me idealet e tij artistike.
Foto: YouTube
Pjesë nga biseda në studio:
Nga vjen inspirimi yt për krijimtarinë tënde artistike?
MC Kresha: Inspirimi varion. Nuk mund të them që e gjej te diçka e veçantë apo specifike. Besoj që në jetën e përditshme dhe mbledhjen e shumë ndjenjave që më japin një shkëndijë për shkrim.
A ka tentuar ndonjëherë industria të të kthejë në diçka që nuk je?
MC Kresha: Industria të kërkon gjithmonë të bësh gjithçka që ti nuk je. Nganjëherë kam bërë kompromis dhe ndonjëherë duke mos i’ua dëgjuar fjalën, ndonjëherë edhe duke humbur para.
A je penduar ndonjëherë për ato para që ke humbur?
MC Kresha: Nuk pendohem për tamël të derdhun. Nuk ka qenë e shkruajtur që ato para të vijnë te unë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
