
Pas dy vitesh e gjysmë arrati, vihet në pranga Agim Gashi, i akuzuar për vrasjen e Elton Javorit, ngjarje e ndodhur në 7 dhjetor 2023 në Fier.
38-vjeçari akuzohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Kreshnik Gashi (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjetit që drejtohej nga Elton Javori 41 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.
Si ndodhi ngjarja
Më 7 dhjetor 2023 Elton (Erjon) Javori, 41 vjeç u ekzekutua në derë të shtëpisë. Ai kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe ishte ndjekur prej ditësh nga ekzekutori i tij, Agim Gashi, 35 vjeç.
Pasi doli nga shtëpia me makinë, Javori u ndoq për rreth 100 meta nga automjeti tip “Benz” brenda të cilit ndodhej Gashi. Pasi iu afrua e qëlloi me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.
Pas disa muajsh kërkime, më 27 shtator 2024, policia e Fierit arrestoi Kreshnik Gashin.
Ndërkohë vëllai i tij, Agim Gashi u vu në pranga ditën e sotme (20 prill 2026)./vizionplus.tv
