
Hysni Mehani, nga dega e LVV’së në Skenderaj i cili dje u sulmua fizikisht, ka thënë se ‘’sulmet tinzare’’ nuk e ndalin atë.
Mehani ka shtuar edhe se, ai është mirë dhe më ‘’i fortë se çdo herë’’.
Postimi:
Të dashur miq,
Unë jam mirë dhe më i fortë se çdo herë. E kam të pamundur me ju përgjigjë secilit, por ju falenderoj secilin.
Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin dhe asnjëherë nuk do të fitojnë mbi mua, deri në frymën e fundit.
The post Mehani reagon: Unë jam më i fortë se çdo herë, sulmet tinzare nuk me ndalin e s’do të fitojnë mbi mua appeared first on Gazeta Express.
