E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Ndeshje “e çmendur” për Donnarumman: gafë te goli i Havertzit, pastaj e shpëton Cityn dhe hidhet mes tifozëve

Class=

Nuk ka rezistuar dot Gianluigi Donnarumma. Portieri i Manchester Cityt dhe i kombëtares italiane e përjetoi një ndeshje me dy fytyra në përballjen dramatike ndaj Arsenalit, të fituar 2-1.

Siç u pa qartë, ish-lojtari i Milanit i zhvilloi 90 minuta “rollercoaster”, shkruan “Gazeta Express”.

Fillimisht e dhuroi një gol për Arsenalin me një dalje krejtësisht të gabuar: një rinisje e aksionit e vonuar dhe e pasaktë që përfundoi në këmbët e Havertz, duke e rikthyer baraspeshën vetëm pak minuta pas golit të Cherkit.

Megjithatë, gjatë ndeshjes Donnarumma u shlye për gabimin e tij.

Në një moment kyç, ai e ndali Havertzin në një situatë ballë për ballë, duke ia mohuar golin dhe duke e mbajtur ekipin në lojë, ndërsa Arsenali e shtonte presionin për të barazuar.

Emocione të shumta në fushë, me raste të njëpasnjëshme dhe duele të forta, ndërsa në fund ishte Erling Haaland që e vulosi fitoren për Cityn.

I çliruar nga suksesi dhe nga fakti që gabimi i tij nuk ndikoi përfundimisht në rezultat, Donnarumma në fund të ndeshjes iu afrua tifozëve të Manchester Cityt dhe u hodh mes tyre, duke festuar në mënyrë të çmendur me publikun.

Një ndeshje e çmendur për portierin italian: nga gabimi i rëndë te shpëtimi vendimtar, deri te festa e paharrueshme me tifozët. /Gazeta Express

InfoShqip