E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Nis shitja e biletave për miqësoret/ Kombëtarja luan në qershor kundër Izraelit dhe Luksemburgut

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka nisur shitja e biletave për dy ndeshjet miqësore të qershorit. Kombëtarja kuqezi kthehet në fushë në “Air Albania” më 3 qershor kundër Izraelit dhe tri ditë më pas luan të të njëtin impiant kundër Luksemburgut.

Ajo që bie në sy është ulja e çmimit të biletave që nisin nga 8 qind lekë për ato në tribunat pas portave deri në 12 mijë lekë për ato në vendet më të lakmuara të tribunës kryesore.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Federata, të gjithë intersuarit mund t’I blejnë biletat “online” nëpërmjet platformës zyrtare, si dhe pranë pikës fizike të shitjes që ndodhet pranë stadiumit “Air Albania”.

InfoShqip