Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, vlerësoi figurën e ish-kryeparlamentarit të ndjerë Servet Pëllumbi, duke e cilësuar atë si një nga intelektualët më të rëndësishëm që kontribuoi në transformimin e së majtës shqiptare pas viteve ’90.
Leka u shpreh se Pëllumbi ishte “një intelektual i zoti, një njeri i rrallë dhe një aset për Partinë Socialiste”, ndërsa kujtoi edhe momentet kur Fatos Nano zgjodhi Servet Pëllumbin si një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt në drejtimin e PS-së.
Sipas analistit, ishte pikërisht brezi i intelektualëve të asaj kohe që reformoi në themel ish-Partinë e Punës dhe ndërtoi profilin modern të Partisë Socialiste. Ai ndau edhe një kujtim personal për marrëdhënien me Pëllumbin, duke treguar se takoheshin shpesh pranë banesës së tij.
“Servet Pëllumbi ishte një intelektual i zoti, një njeri i rrallë, një aset për PS, sidomos për PS, ku kujtoj që në atë kohë kur vetë Fatos Nano, pas shumë debatesh për të marrë detyrën, tha që po e marr detyrën, e por më lini të marrë detyrën dhe bashkëpunëtorin e parë që zgjodhi ishte Servet Pëllumbin.
Tregoi dhe koha që ajo pjesë intelektualësh të PS, e reformua në themel ish-Partinë e Punës dhe në kohë rekord dhe bëri atë që sot PS, që sot shumëkush mund ti thotë ish-Partia e Punës, me të drejtë falë personaliteteve si Servet Pëllumbi dhe bashkëpunëtorët e tij arritën të bëjnë këtë të majtë të PS , që sot ka mandatin e katër dhe gjatë kësaj kohe ka udhëhequr reforma të rëndësishme. Unë kam njohur shumë mirë deri në ditën kur nuk dilte më. Kafja jonë ishte poshtë banesës së z. Pëllumbit, dhe takoheshim shumë shpesh, Te gazetarët dhe njerëzit ku ti ke një lloj kënaqësie.”, u shpreh ai.