E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Krisafi: Irani, vështirë se do të pranojë marrëveshje për uraniumin

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News është shprehur skeptik për arritjen e një marrëveshjeje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht sinjaleve të fundit nga Uashingtoni se negociatat po afrohen drejt fundit.

Sipas Krisafit, situata aktuale mund të çojë më shumë drejt një armëpushimi të përkohshëm sesa drejt një marrëveshjeje të plotë dhe afatgjatë.

“E shoh të vështirë që Irani të pranojë marrëveshje, edhe pse prej dy javësh nga SHBA thuhet se ajo është drejt fundit. Mund të jemi në një situatë ku të kemi një armëpushim më të madh”, deklaroi ai.

Eksperti theksoi se pika më kritike mbetet programi bërthamor iranian dhe çështja e uraniumit, për të cilën Teherani nuk pritet të bëjë lëshime të lehta.

“Duke parë faktorët aktualë, e shoh të vështirë që palët të arrijnë marrëveshje, pasi Irani nuk e ka të lehtë të heqë dorë nga uraniumi”, u shpreh Krisafi.

Sipas tij, strategjia aktuale e Iranit duket se synon fitimin e kohës për të ruajtur stabilitetin e brendshëm dhe pozitat në rajon.

“Irani duket sikur kërkon kohë për të mbijetuar”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

InfoShqip