E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të premten

A6cd1d9f 33c3 4b6c 8f4f 8702040b0698 780x470 1

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, gjegjësisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Në momente të caktuara, reshjet pritet të jenë në formë rrebeshi dhe, si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, do të shoqërohen me baltë.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, jugu dhe juglindja, me shpejtësi prej 6-37 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa maksimalet prej 18 deri në 22°C. Gjatë reshjeve në orët e pasdites, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. /MeteoKosova/

The post Parashikimi i motit për të premten appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip