E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Kompletohet finalja e Ligës së Konferencës, Crystal Palace përballë Rayo Vallecanos

Conference League

Tashmë dihen dy ekipet finaliste të këtij edicioni në Ligën e Konferencës.

Crystal Palace do të ndeshet me Rayo Vallecanon në finalen e këtij edicioni të garës së tretë më prestigjioze europiane për klube.

Ekipi anglez triumfoi 5:2 me rezultat të përgjithshëm ndaj ekipit ukrainas, Shakhtar Donetsk, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano fitoi 2:0 me rezultat të përgjithshëm ndaj francezëve të Strasbourgut.

Finalja mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecanos zhvillohet më 27 maj në Leipzig të Gjermanisë.

The post Kompletohet finalja e Ligës së Konferencës, Crystal Palace përballë Rayo Vallecanos appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip