E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

NPL “Dardana” vazhdon mirëmbajtjen e hapësirave publike, Rahimaj vlerëson punëtorët

Image

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se Ndërmarrja Publike Lokale “Dardana” po vazhdon angazhimin për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave publike në qytet.

Në një postim në Facebook, komuna ka bërë të ditur se kryetari Kadri Rahimaj ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, të cilët, sipas tij, çdo ditë kujdesen për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.

Ai ka theksuar se punëtorët janë të angazhuar vazhdimisht në mirëmbajtjen e rrugëve, parqeve dhe hapësirave publike, duke kontribuar që qyteti të jetë më i pastër dhe i rregullt.

“Puna e tyre shpesh kalon pa u vënë re, por ndikimi që kanë në cilësinë e jetës sonë është i madh dhe i përditshëm”, ka thënë Rahimaj.

Komuna e Kamenicës ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të mbështetur dhe vlerësuar punën e punonjësve që kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të mirë dhe më të pastër për qytetarët. /Telegrafi/

InfoShqip