
Shoqata “American Albanian Law Enforcement Association” (AALEA) ka vlerësuar publikisht përkushtimin dhe profesionalizmin e oficerëve me origjinë shqiptare që shërbejnë në institucionet e rendit dhe sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim zyrtar, AALEA ka theksuar se anëtarët e saj po dëshmojnë përditë angazhim të lartë, disiplinë dhe integritet në ushtrimin e detyrës, duke shërbyer me përgjegjësi ndaj komuniteteve ku veprojnë.
Në këtë vlerësim u veçua në mënyrë të veçantë edhe angazhimi i kushërinjve Zeqiri, të cilët shërbejnë në New York City, duke u cilësuar si përfaqësues të denjë të vlerave të shërbimit publik.
Sipas AALEA-s, puna e këtyre oficerëve pasqyron standardet më të larta të policimit modern dhe kontribuon në mbrojtjen e qytetarëve, forcimin e besimit publik dhe ndërtimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme ndërmjet komunitetit dhe forcave të rendit.
Shoqata thekson gjithashtu se oficerët shqiptaro-amerikanë, krahas detyrës së tyre profesionale, ruajnë me krenari identitetin shqiptar dhe shërbejnë si shembull frymëzues për brezat e rinj të diasporës./Albinfo.ch
The post Oficerët shqiptaro-amerikanë vlerësohen për shërbimin në SHBA appeared first on Gazeta Express.
