E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

“Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca”, Romina Kuko: Të jetë ‘e pranishme me votë’!

Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Romina Kuko, tha në Real Story se në Kuvend opozita merr më shumë kohë se mazhoranca dhe se duhet të ketë një balancim më të drejtë të kohës së diskutimeve, duke theksuar rëndësinë e efikasitetit në seanca plenare. Ajo u shpreh se Shqipëria duhet të jetë një vend i fjalës së lirë dhe se opozita duhet të jetë e pranishme në seanca për miratimin e ccështjeve.

“Lidhur me raportimet në Kuvend, më thoni një parlament perëndimor ku institucionet e pavarura dalin para sallës solemne për të raportuar në raport që e kanë raportuar në komisionet përkatëse. Opozita në Kuvend merr më shumë kohë se mazhoranca, unë personalisht mendoj që opozita duhet të flasë. Shqipëria duhet të jetë një vend i fjalës së lirë, duke qenë se kemi legjislacion shumë të ngarkuar dhe të gjithë duhet të flasin, janë disa gjëra që janë objektive drejt përmirësimit, janë çështje të tjera.

Pres që në seancat e tjera ku do miratojmë seancat përmbyllëse, opozita të jetë e pranishme. Ky është thelbi i bashkëpunimit, vullneti që po pasqyrohet në ligjet për integrim. Në 5 minuta është e logjikshme që t’ia shpjegosh qytetarëve ligjin që po miraton, kemi edhe forume të tjera ku mund të shprehen, kemi komisione parlamentare.”

InfoShqip