E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Osmani bashkë me Avdylin në Gjonaj të Hasit: Me dokin, po u bashkohemi hasjanëve në festivalin “Hasi Jehon”

896c1049 86ef 4bcc 9ba5 6c6b1d279adb

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video me deputetin e disa legjislaturave, Haxhi Avdylin, me të cilin tha se kanë shkuar në Gjonaj të Hasit.

“Përshëndetje. Jemi në Gjonaj të Hasit – një prej vendeve më të bukura në Kosovë”, tha ajo në fillim të videos së publikuar në Facebook.

“Jemi shumë të lumtur që sot do t’i bashkohemi hasjanëve. Jemi bashkë me dokin, në festivalin ‘Hasi Jehon'”, tha Osmani.

Osmani tha se “Hasit gjithmonë i është dëgjuar zëri – ky zë ka jehuar nëpërmjet këngëve, valleve, veshjeve tradicionale dhe është një prej vendeve ku gjithmonë janë mbrojtur rrënjët shqiptare”.

Avdyli, ndërkaq tha se po u bashkohen “jerëzve të mirë dhe punëtorë të Hasit në këtë festë”.

The post Osmani bashkë me Avdylin në Gjonaj të Hasit: Me dokin, po u bashkohemi hasjanëve në festivalin “Hasi Jehon” appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip