
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, sonte janë të ftuar në Rubikon me Adriatik Kelmendin, në Klan Kosova, në intervistën e parë ekskluzive pas bashkimit.
Osmani tha se bashkëpunimi i tyre është bazuar në dakordime dhe synim për të ndërtuar institucione më të forta dhe për të forcuar raportet e Kosovës me SHBA-në.
“Ky besim nuk ka qenë supozim, ka qenë i bazuar në faktë, në dakordime, ka qenë i bazuar në biseda në plane, në një synim për ta çuar Kosovën për para, në një synim që ta mbrojmë Republikën tonë dhe ta ndërtojmë një balancë institucional.
“Prandaj, përkundër faktit që në vitin e fundit nuk është se në fillim e kemi menduar çështjen e mandatit të dytë, sepse na u hap një dritare re jashtëzakonshme e raporteve me ShBA-në që i ka munguar Kosovës që nga vitit 2008”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv
The post Osmani thotë se bashkëpunimi me LDK është i bazuar në dakordime e synime për Kosovën appeared first on Gazeta Express.
