Juristja Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha nuk i bindet vendimit të gjykatës nëse nuk i intereson, teksa ndaj tij kanë bërë padi Mereme Sela dhe Evi Kokalari, lidhur me zgjedhjet në PD.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Gjikondi u shpreh se në PD, e keqja është më e madhe se e mira.
Gjikondi shtoi se Berishës nuk i hiqet non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Berisha nuk do heqë dorë nga mos njohja e ligjit. Berishën, këto lloj padish po i nxjerrin maskën asaj farse, sesa e bllokojnë. Por maskën ia kanë çjerrë. Herë pas here, Berisha ka këto problematika me këta qëndestarë. E keqja në atë parti është më e madhe se e mira. Është taktikë marketingu që bën familja Berisha, duke qenë që janë zgjedhjet janë javën tjetër. Vendimi i Berishës nuk ishte politik, por ligjor. Vendime që nuk kanë të bëjnë fare se kush vjen në qeverisje, por me stabilitetin e Ballkanit. Berisha është peng i pazareve”, theksoi ai./abcnews.al
