E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Pas shkarkimit, reagon Shkëmb Manaj: Po e mbyll këtë kapitull, LDK dhe Osmani binom për të ardhmen

Image

Pas shkarkimit nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës, Shkëmb Manaj ka reaguar publikisht, duke e cilësuar angazhimin e tij si një mandat të përmbushur në shërbim të qytetarëve.

“Një mandat i plotë në shërbim të Prishtinës!”, ka shkruar ai, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe ka qenë i përkushtuar fillimisht si këshilltar politik dhe më pas si nënkryetar i kryeqytetit.

Ai ka falënderuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorët, duke veçuar edhe drejtuesit e partisë dhe komunës.

“Shpreh mirënjohje të veçantë për LDK-në për kryetarin Lumir Abdixhiku për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për kryetarin Rama për bashkëpunimin gjatë këtij mandati qeverisës”, ka shkruar Manaj.

Manaj ka theksuar se çdo vendim i tij ka pasur në fokus qytetarët.

“Çdo angazhim ka pasur një qëllim mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Prishtinës”, tha ai.

Duke folur për raportin e tij me LDK-në, ai është shprehur: “Unë kam lidhje të veçantë me LDK, kush nuk ka raport të mirë me LDK, nuk mund të vazhdoj të ketë një raport të mirë as me mua.”

Në fund, ai ka lënë të hapur një kapitull të ri politik.

“Po e përmbyll këtë kapitull tani në një dimension më të gjerë, një fazë të re për LDK-në dhe për Kosovën”, u shpreh Manaj.

Ai ka përmendur edhe bashkëpunimin në nivel vendi, duke theksuar.

“Një LDK e bashkuar, nën vizionin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Presidentes znj. Vjosa Osmani, janë binomi i drejtimit të duhur për të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, ka shkruar Manaj. /Telegrafi/

InfoShqip