E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Përballja elektorale/ Sondazhi: Moshat e reja votojnë… Partinë Socialiste

TIRANË- Grupmosha më e painteresuar për të votuar janë të rinjtë, por mes dy alternativave, preferon më tepër PS 22%, tetë për qind më shumë sesa Partia Demokratike.

Grupmosha nga 35-54 vjeç votojnë Partinë Socialiste me 51% , ndërsa votuesit mbi 55 vjeç votojnë PD në shkallën 39%, 13.7% më shumë se PS.

Alt=

 

KAMPIONI: 1467 banorë të rritur të vendit

  • Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
  • Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
  • Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.5%/

InfoShqip