E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës, del para Gjykatës Nikoll Radaçi

Nikoll Radaci Aksidenti Durres 693x400

Nikoll Radaçi, shoferi 57-vjeçar i cili shkaktoi aksidentin tragjik me dy viktima (fëmijë) në Durrës, pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së dielës, 3 maj.

Radaçi, në gjendje të dehur përplasi katër fëmijë të cilët po luanin në trotuar. Fatkeqësisht dy prej tyre, 9 dhe 12 vjeç humbën jetën, ndërsa një 8-vjeçar ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Fëmija i katërt fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

Radaçi u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua disa minuta më vonë. Në dëshminë e parë para hetuesve ai shfaqi pendëse dhe tha se “nuk e do më jetën”.

Ditën e djeshme dy vogëlushët që humbën jetën, mes dhimbjes dhe lotëve u përcollën për në banesën e fundit.

InfoShqip