E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shoferi

Screenshot 27 700x400

Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin që shkaktoi tragjedinë me dy të mitur.

57-vjeç me iniciale N.R është vënë në pranga nga uniformat blu.

Dy të miturit humbën jetën pas përplasjes nga makina, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e kësaj të diele, rreth orës 14:20.

“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

InfoShqip