E premte, 24 Prill 2026
Lajme

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është i paprekshëm, por duhet rol më i fortë i SHBA-së

WhatsApp Image 2026 04 23 At 22.39.20 710x400

Aulon Kalaja, kryetar i degës së PD-së në Krujë, u shpreh se SPAK është një strukturë e paprekshme, por theksoi se do të dëshironte një rol më të fuqishëm të amerikanëve.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai ngriti gjithashtu shqetësimin për perceptimin ndërkombëtar ndaj Shqipërisë, duke përmendur paralajmërimet për kartelet e drogës.

Ndërkohë, avokati Edmond Petraj theksoi se ndryshimet në drejtimin e institucionit janë të zakonshme dhe nuk ndikojnë në vazhdimësinë e punës së tij.

Sipas tij, SPAK do të vijojë funksionimin normal pavarësisht rotacioneve në drejtim.

Pjesë nga biseda:

Kalaja: SPAK është i paprekshëm. Por do doja një rol më të fuqishëm të amerikanëve brenda zyrave të SPAK, sidomos për çështje që kanë të bëjnë me SHBA. Jemi futur tek ato shtet kartel apo jo. Edhe kur na uruan për ditëlindjen e kombit, na thanë “kujdes kartelet e drogës”. Se ç’punë kishim ne me kartelet e drogës nuk e di, po na i thanë.

Borakaj: Çfarë ndodh pas 3 vitesh mandate të Brahos?

Petraj: Asgjë, do vijë një i ri. Kjo strukturë do vazhdojë në vite. Amerikanët aty rrinë për asistencë, paguhen nga shteti i tyre. Asnjë i huaj nuk fut hundët te hetimi i shqiptarëve. Reforma në drejtësi duhet të fillojë me një reformë për reformën në drejtësi. Kemi një procedurë.

/vizionplus.tv

InfoShqip