E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Plagoset në kokë një person në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë – dy të maskuar ikin nga vendi i ngjarjes

697793061 1292032199799717 653934540277264805 N

Një person me inicialet A.V., është plagosur rëndë në kokë, dyshohet për dy persona të maskuar që kanë ikur në këmbë në drejtim të panjohur, merr vesh Gazeta Express nga burimet e saj.

Sipas burimeve, viktima ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë për Gazetën Express ka folur Enis Pllana, zëdhënës në policinë në Prishtinë.

Konfirmimi i plotë:

Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.

Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

The post Plagoset në kokë një person në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë – dy të maskuar ikin nga vendi i ngjarjes appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip