Policia njofton se ka gjetur shoferin që ishte larguar nga vendi i një aksidenti trafiku në Radishani, ku dy këmbësorë u lënduan më 15.05.2026 në Shkup.
Sipas MPB-së, më 16.05.2026 është gjetur automjeti “Fiat Punto” me targa të Shkupit dhe shoferi I.P. (50) në rrugën “Mak Dizdar”.
“Sot (16.05.2026), zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese kanë gjetur automjetin dhe personin e lidhur me aksidentin rrugor që ndodhi më 15.05.2026 në rrugën “Radishanska” në Shkup, në të cilin dy këmbësorë u lënduan, ndërsa shoferi ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Automjeti “Fiat Punto” me targa të Shkupit dhe shoferi I.P. (50) janë gjetur në rrugën “Mak Dizdar” në Shkup. Me shoferin është zhvilluar bisedë zyrtare dhe për rastin është njoftuar prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, sipas udhëzimeve të të cilit automjeti është sekuestruar përkohësisht, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
