
Ashtu sikurse çdo vit, 1 Maji, Dita e Punës, është kthyer në një ditë demonstratash dhe marshimesh në të gjithë Italinë. Mijëra njerëz u mblodhën në marshime në Milano, Torino, Napoli, Venecia, Palermo etj.

Në Torino, situata u përshkallëzua, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Marshimin e udhëheqin pankartat e sindikatave me sloganin “Punë Dinjitoze” dhe pankarta e Shoqatës Kombëtare të Partizanëve Italianë.

Një pjesë e tyre u shkëputën nga marshimi i 1 majit dhe u përpoqën të thyenin kordonin e policisë. Protestuesit sulmuan mburojat e policisë me shkopinj, ndësa efektivët reaguan me përdorimi e topave të ujit.


The post Protesta në të gjithë Italinë për 1 Majin, tensionet përshkallëzohen në Torino- Protestuesit goditën me shkopinj appeared first on Gazeta Express.
