E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues i rugëtimit drejt BE, por unitet i dy forcave

WhatsApp Image 2026 05 14 At 21.12.11 711x400

Avokati Altin Kaziaj ka vlerësuar se rezoluta për integrimin europian, e miratuar në Kuvend, ka jo vetëm vlerë politike, por edhe një peshë juridike në aspektin institucional.

Ai tha nga studio e QUO VADIS në Vizion Plus se opozita nuk duhet të mungojë në procese të tilla me rëndësi kombëtare.

Sipas tij, rezoluta nuk përbën tregues të drejtpërdrejtë të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, por shërben si një akt demonstrativ i unitetit politik mes palëve.

Pjesë nga biseda:

 Borakaj: Po në aspektin juridik, a ka shërbyer?

Kaziaj: Patjetër që ka vlerë! Është edhe mesazh që opozita u bë bashkë. Politika në vetvete është profesion dhe është i tillë. Është një lojë deri diku me skenarë. Në fund të fundit është profesion. Nuk mendoj se opozita duhet të mungojë në raste të tilla. Nuk është kjo rezolutë treguesi i qartë i një rrugëtimi drejt Evropës, tregon unitet. Rezoluta është një akt demonstrativ i një uniteti të dy forcave, mbase në të mirën tonë.

/vizionplus.tv

InfoShqip