
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se edhe së fundi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtete perëndimore ka pasur diskutime për sanksione ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti, anise nuk përmendi emra.
Osmani në Rubikon ka thënë se sanksionet janë përmendur edhe gjatë dy muajve të fundit të mandatit të saj.
“ShBA-të në një periudhë të caktuar kanë pasur mospajtime jashtëzakonisht të mëdha me disa veprime, unë i kam mbrojtur veprimet e Qeverisë së Kosovës sepse konsideroj që kanë qenë legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën. Rruga se si janë bërë ato veprime, nuk ka qenë e koordinuar.
I kanë me emra e mbiemra ShBA-të. Po natyrisht(anëtarë të qeverisë). Ka pasë diskutime për sanksione edhe tash së fundi, kemi insistuar që një gjë e tillë të mos ndodhë. Ka pasur diskutime nga individë të ndryshëm nga shtete perëndimore dhe ShBA-të, ku janë përmendur emra dhe se nuk e tolerojmë këtë këtë këtë, dhe janë përmendur edhe sanksionet. Edhe për individë edhe pasoja për Kosovën.
Po pra, pasoja do të paguhej nga Kosova, prandaj unë kur i kam mbrojtur këto qëndrime, e kam mbrojtur.
Nuk do të goditeshin vetëm individët, sepse pasoja do të paguhej nga Republika e Kosovës. Ka pasur dhe po ju them ka pasur diskutime të tilla edhe tash së fundi, dhe edhe tash unë në muajin e fundit, dy muajt e fundit, ka pasur diskutime se si do të duhej të konsideroheshin sanksione”.
The post Osmani thotë se në SHBA ka pasur diskutime për sanksione ndaj Qeverisë Kurti: I kam mbrojtur… appeared first on Gazeta Express.
