PS ka dorëzuar në Kuvend ndryshimet në Kodin Rrugor, ku parashikohen ashpërsim të masave për drejtuesit e automjeteve që kapë në shkelje.

ABC News ka siguruar draftin e propozuar nga PS në Kuvend ku ndër të tjera parashikohet heqja përgjithmonë e patentës në rastet kur nga verifikimet rezulton një vlerë alkoolike më e lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjakun e drejtuesit të mjetit dhe ky drejtues është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, në rast përsëritjeje merret masa e heqjes së lejes së drejtimit përgjithmonë.”

Neni 10
Në nenin 184, pas pikës 11 shtohet pika 11.1 me këtë përmbajtje:
“11.1 Kur nga verifikimet e parashikuara në pikat e këtij neni rezulton një vlerë alkoolike më e lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjakun e drejtuesit të mjetit dhe ky drejtues është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, në rast përsëritjeje merret masa e heqjes së lejes së drejtimit përgjithmonë.”
Ndryshimet vijnë pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur ndërsa luanin në trotuar dhe u aksidentuan për vdekje nga drejtuesi i automjetit i cili rezultoi të ishte në gjendje të dehur.
Gjithashtu ashpërsim masash parashikohen edhe për drejtuesit e rinj të automjeteve. Ndryshimet në Kodin Rrugor, janë dorëzuar këtë të premte në Kuvend, nga deputetët Erion Brace dhe Ulsi Manja.

