E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Publikohet letra që Epstein dyshohet se e la para vetëvrasjes: Kënaqësi të të zgjedhësh kohën për të thënë lamtumirë…

Një shënim i supozuar për vetëvrasje i lënë nga Jeffrey Epstein është publikuar.

Shënimi, i cili nuk është vërtetuar nga forcat e rendit në SHBA, u bë publik nga një gjyqtar federal në New York që mbikëqyr çështjen penale kundër shokut të qelisë së pedofilit të ndjerë.

Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në gusht 2019. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje.

Letra, e raportuar për herë të parë nga The New York Times, me sa duket është lënë gjatë një incidenti në të cilin Epstein , 66 vjeç, u plagos, por mbijetoi.

Rrjeti partner amerikan i Sky, NBC News, ishte i pari që raportoi për atë që besohet të ketë qenë përpjekja e parë për vetëvrasje e Epstein në korrik 2019, kur ai u gjet gjysmë i pavetëdijshëm me shenja në qafë.

Shënimi thotë: “Më hetuan për muaj të tërë – NUK GJETËN SGJË!!!”

Vazhdon: “Është një kënaqësi të jesh në gjendje të zgjedhësh kohën për të thënë lamtumirë”.

“Çfarë dëshironi të bëj unë, të qajë? Nuk ia vlen”, shton letra.

Epstein u dënua në qershor 2008 pasi u deklarua fajtor për nxitje prostitucioni nga një e mitur. Ai u akuzua nga departamenti i drejtësisë i Amerikës për trafikim seksual të të miturve në korrik 2019 dhe vdiq ndërsa priste gjyqin.

Letra dyshohet se u gjet nga Nicholas Tartaglione, 49 vjeç, një ish-oficer policie në New York.

InfoShqip