
Puthja në buzë e Vanesës me vëllain pak javë më parë është risjell në Ferma Vip nga Henri, i cili ka shprehur rezerva për këtë veprim.
Gjatë diskutimit në prime, Henri tha se ky shembull nuk duhet jepet në televizor.
“Nuk mund të jepet shembulli në TV. Nipi im i tha motrës që do e puth motrën në buzë se e pash në TV. Është kriminele e heshtur e mentalitetit të shoqërisë shqiptare”, tha Henri.
Por kundër tij doli Indri, i cili ka krijuar edhe një raport me Vanesën.
“Ti mendon si gjyshi im, po je i ri”, tha Indri.
Vanesa, e prekur dhe me lot deklaroi:
“Në një moment ka nisur të më bëj pyetje dhe i jam përgjigjur në një mënyrë shumë qytetare. Ishte tendencioz por kam ruajtur qetesinë time kur më ka prekur në moral. Vëllai është fëmija im. Kam qenë me të e afërt që kur kam lindur. I kam ndërruar panolinat. Unë me vëllain kemi një raport që unë nuk di si ta shpjegoj. Ditën që vëllai ka hyrë këtu brenda, i kam thënë ulu në shesh se mu prenë këmbët”.
