
Kampioni në fuqi, Rahoveci, do të paraqitet në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Në gjysmëfinale, Rahoveci e mposhti në dy ndeshje Besa Famgasin. Fitoren e dytë e arriti të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, me rezultat 27:23.
Ndeshja ishte shumë e fortë dhe interesante. Por “vreshtarët” ishin në epërsi në shumicën e kohës për të bërë vend në një tjetër finale.
Arti Luzha kishte mbrëmje të madhe, duke pritur shumë gjuajtje të lojtarëve vendas. Egzon Gjuka i shënoi shtatë gola, kurse gjashtë i realizoi Jon Muqolli.
Te Besa, Oliver Rabek ishte më efikasi me shtatë gola.
Rahoveci në finale takohet me Kastriotin. Ndeshja e parë është në Ferizaj më 20 apo 21 maj.
The post Rahoveci, finalisti i dytë i plejofit appeared first on Gazeta Express.
