E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Rezoluta për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Haxhiu falendëron kongresmenët amerikanë që e inicuan

Albulena Haxhiu Scaled 1 2048x1366 1

U.d e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me Rezolutën e iniciuar në Kongresin Amerikan në përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Haxhiu ka thënë se e mirëpret prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Mirënjohje për Përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka thënë ajo.

The post Rezoluta për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Haxhiu falendëron kongresmenët amerikanë që e inicuan appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip