Odise Roshi ka mundësi të ngjitet në Superligën e Turqisë sezonin e ardhshëm.
Futbollisti shqiptar ndihmoi ekipin e tij në kategorinë e dytë që të arrinte një fitore të thellë 4-1 dhe të siguronte vend në garën e plej ofit për elitën.
Roshi shërbeu asist për golin e barazimit të përkohshëm 1-1, duke nisur përmbysjen për fitoren jashtë fushe.
Nëse do të ketë sukses, kjo do të jetë hera e parë që ai do të luajë në Superligën turke, shumë vite pasi luajti në elitë në vende të tilla si Rusi, Hungari apo Kroaci.
Edhe pse është 34 vjeç, Roshi është në formë shumë të mirë dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola e ka shërbyer 9 asistë, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit të tij./abcnews.al
