Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt dhe bashkëshorti i saj, Nicholas Riccio, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.
Lajmin e ka ndarë vetë Leavitt në rrjete sociale, duke bërë të ditur se më 1 maj familja e tyre u pasurua me vajzën Viviana (të cilën e thërrasin edhe “Vivi”).
Ajo shkroi se foshnja është e shëndetshme dhe se zemrat e tyre janë mbushur me dashuri, ndërsa djali i madh po përshtatet me gëzim me rolin e ‘mbrojtësit’ të motrës së vogël.
Leavitt falënderoi gjithashtu njerëzit për lutjet dhe mbështetjen gjatë shtatzënisë.
Çifti ka edhe një djalë, Nicholas Robert (“Niko”), i lindur më 10 korrik 2024.
Ata u fejuan në Krishtlindjet e vitit 2023 dhe lidhja e tyre ka tërhequr vëmendje për shkak të dallimit të madh në moshë (Riccio është 32 vjet më i madh).
Sa i përket bashkëshortit, Nicholas është sipërmarrës dhe investitor në pasuri të paluajtshme nga New Hampshire, që drejton kompaninë ‘Riccio Enterprises’ dhe zotëron disa prona me qira në zonën e Hampton Beach.
Mediat amerikane vlerësojnë se pasuria e tij neto është rreth 6 milionë dollarë.
Leavitt ka folur më herët edhe për diferencën e moshës, duke pranuar se në fillim hezitonte, por e ka përshkruar Riccion si një partner mbështetës dhe “babanë më të mirë” që mund të dëshironte, sidomos gjatë periudhave të ngarkuara në jetën e saj. /Telegrafi/
