
Njëzet e dy anëtarë të ekuipazhit të një anijeje iraniane të sekuestruar nga SHBA-të janë evakuuar në Pakistan si një “masë ndërtimi besimi”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme pakistaneze. Sipas tij, ata pritet t’u dorëzohen autoriteteve iraniane gjatë ditës.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se anija iraniane “Touska” u godit dhe më pas u sekuestrua nga ushtria amerikane, pasi kishte refuzuar të zbatonte urdhrat për t’u tërhequr nga kalimi i planifikuar nëpër Ngushticën e Hormuzit më 19 prill.
Forcat amerikane, të cilat kanë vendosur një bllokadë detare në portet iraniane që prej muajit të kaluar, ndërhynë dhe morën kontrollin e anijes në Gjirin e Omanit. Ky zhvillim ka përshkallëzuar më tej tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit, në një konflikt që vijon prej muajit shkurt.
Më herët, sipas raportimeve të ABC News, zëdhënësi i Komanda Qendrore e SHBA-së, kapiteni Tim Hawkins, konfirmoi se 22 anëtarët e ekuipazhit ishin riatdhesuar në Pakistan. Ndërkohë, gjashtë të tjerë ishin liruar javën e kaluar dhe tashmë kanë mbërritur në Iran, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.
The post SHBA ia dorëzon Pakistanit 22 anëtarë të ekuipazhit të anijes iraniane të sekuestruar appeared first on Gazeta Express.
