Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka deklaruar se situata në ngushticën e Hormuzit duhet të menaxhohet me humbje minimale dhe përmes zgjidhjeve diplomatike.
Ai tha se Irani ka ndërmarrë disa lëvizje që duken më shumë të lidhura me konsum të brendshëm politik sesa me ecurinë reale të negociatave, ndërsa SHBA ka kërkuar që të lihet hapësirë për dialog.
Sipas Elezit, deklaratat dhe incidentet e fundit mund të tregojnë se negociatat do të vazhdojnë dhe ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje, megjithëse rreziku i përplasjeve të mëdha ushtarake mbetet i pranishëm.
“ SHBA kerkon qe problemet e Hormuzit të tejkalohen me humbje minimale, Irani ka pasur disa tentativa për negociata duke kryer vendime që bien ndesh me armëpushimin e arritur. SHBA ka kërkuar t’i japë hapësirë zgjidhjes përmes dialogut, Irani ka pasur disa manovra për konsum të brendshëm sesa ka të bëjë me gjendjen faktike të negociatave.
Kjo deklaratë e Trump ku përmend përplasjet dhe thotë se kanë qenë disa incidente mund të jenë tregues që negociatat do vijojnë dhe mund të ketë një marrëveshje. Në këtë betejë mund të kemi probleme, përfshirë edhe përplasje më të mëdha ushtarake dhe periudha derisa të arrihet marrëveshja afatgjatë do shkurtohet. Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje.”
