
I dërguari special amerikan Steve Witkoff ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “në bisedë” me Iranin, ndërsa vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje dhe për t’i dhënë fund konfliktit.
Në një intervistë, Witkoff u shpreh shkurt: “Jemi në bisedë”.
Sipas raportimeve, diskutimet mes palëve janë intensifikuar së fundmi, pas një periudhe stagnimi. Irani ka paraqitur një propozim të ri, ndërsa SHBA i është përgjigjur dhe aktualisht Teherani po shqyrton këtë përgjigje.
Witkoff ka qenë një nga negociatorët kryesorë të administratës amerikane në këto bisedime. Megjithatë, presidenti Donald Trump nuk ka shfaqur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje.
