E martë, 05 Maj 2026
Lajme

“SHBA nuk heq dorë nga programi bërthamor”, Tafani: Çelësi i suksesit të Trump, goditja e ekonomisë së brishtë iraniane

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Endri Tafani ka deklaruar se SHBA ka bërë të qarta kërkesat e saj për programin bërthamor të Iranit dhe nuk pranon marrëveshje pa një zgjidhje të këtij çështjeje. Ai tha se procesi i negociatave është i vështirë, pasi Irani ka kaluar nga qëndrime të forta në pozicione më të dobëta gjatë armëpushimit të fundit. Sipas Tafanit, SHBA ka avantazh në këtë proces për shkak të presionit ekonomik ndaj Iranit, gjë që mund të ndikojë në arritjen e një marrëveshjeje.

“SHBA i ka bërë të qarta kërkesat për programin bërthamor dhe nuk dorëzohet pa marrë këtë. Mund të ishte dështim dhe do ta bënte më të vështirë për SHBA për të imponuar fuqinë në botë dhe do ishte humbje për Trump.

Është e vështirë heqja dorë nga kërkesa për programin bërthamor. Për mjetet, më i favorizuar është SHBA sepse Irani ndodhet në një bllokadë, kuptohet me versionet dhe pikat e ndryshme të propozuara nga Irani.

Nga ky armëpushim 3-javor kemi pasur nga Irani propozime fillimisht të forta, më pas kalohej në një pozicion më të dobët. Duket sikur Trump ka gjetur çelësin e suksesit: ekonominë e Iranit që ka qenë e goditur që para luftës.”

InfoShqip